UKZ vazhdon punën për hartimin e raportit për monitorimin e Treguesve të Performancës
Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është mbajtur takimi për vazhdimin e punës në hartimin e raportit për monitorimin e Treguesve Kryesorë të Performancës (Key Performance Indicators – KPI), me qëllim të shqyrtimit të progresit të arritur dhe avancimit të mëtejshëm të këtij procesi.
Takimi u hap nga Prorektorja për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, znj. Voglushe Kurteshi, ndërsa në të morën pjesë Rektorja e Universitetit, Dekanët si dhe përfaqësuesit e tjerë të përfshirë në proces.
Gjatë takimit u diskutua për progresin e deritanishëm në realizimin e detyrave lidhur me treguesit e performancës, sfidat dhe pengesat e hasura, si dhe mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve konkrete që do të kontribuojnë në përmbushjen e objektivave të përcaktuar.
Rektorja,znj. Fitore Malaj, theksoi rëndësinë e treguesve të performancës si një komponentë thelbësore për zhvillimin e Universitetit, duke nënvizuar se ata mundësojnë vlerësimin e punës, përcjelljen e progresit dhe orientimin e proceseve zhvillimore në mënyrë të vazhdueshme.
Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e angazhimit të përbashkët, koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet njësive akademike dhe strukturave të Universitetit, në mënyrë që ky proces të realizohet me përgjegjësi dhe të kontribuojë në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe performancës institucionale.
Gjatë takimit bashkëpunuese u shkëmbyen ideve, u shqyrtuan çështje të hapura dhe u bë koordinimi i hapave të mëtejshëm në hartimin e Raportit të Monitorimit të Treguesve të Performancës. /2LONLINE/
