DYLON

UKZ sjell teknologjinë e së ardhmes përmes Unitree G1

UKZ sjell teknologjinë e së ardhmes përmes Unitree G1
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e Rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Gjilan prezanton Unitree G1, një nga sistemet humanoide më të avancuara në fushën e robotikës dhe inteligjencës artificiale.

Nç njoftimin e UKZ-së thuhet se kjo teknologji e re do të jetë në shërbim të studentëve dhe stafit akademik për demonstrime praktike, kërkime dhe avancimin e njohurive në fushat e teknologjisë, automatizimit dhe inteligjencës artificiale.

EkoHigjiena

“Në këtë iniciativë kanë kontribuar edhe Dekanja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Prof. Ass. Dr. Afërdita Ibrahimi, PhD Cand. Buen Bajrami dhe MSc. Donat Dalipi, së bashku me të gjithë stafin akademik dhe administrativ të Universitetit Publik “Kadri Zeka”> thuhet tutje në njoftim.

UKZ bënë të ditur se përmes këtij zhvillimi, universiteti vazhdon angazhimin për integrimin e teknologjive bashkëkohore në procesin akademik dhe krijimin e mundësive të reja për mësim praktik, inovacion dhe kërkim shkencor.

Shikoni videon e prezantimit të Unitree G1.

VIDEO: UKZ