DYLON

UKZ prezantohet në “Staff Week” në Bullgari krahas 28 universiteteve nga 23 vende të botës

UKZ prezantohet në “Staff Week” në Bullgari krahas 28 universiteteve nga 23 vende të botës
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik ‘Kadri Zeka’, Gjilan, po merr pjesë në edicionin e 10-të të aktivitetit ndërkombëtar “Staff Week”, i cili po mbahet në Universiteti “Angel Kanchev”, ku po prezantohen universitete nga 23 vende të ndryshme të botës.

Në këtë ngjarje, UKZ u përfaqësua nga U.D. Udhëheqësi për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Anëtarësime, Betim Berisha, i cili prezantoi të arriturat, sfidat dhe objektivat e ardhshme të universitetit. Gjatë prezantimit, theks i veçantë iu kushtua lehtësimit të proceseve për studentët, avancimit të shërbimeve për stafin akademik dhe administrativ, si dhe zhvillimeve të vazhdueshme institucionale.

EkoHigjiena

Po ashtu, u prezantuan edhe bashkëpunimet e deritanishme të universitetit me institucione vendore dhe ndërkombëtare, duke dëshmuar përkushtimin e UKZ-së në fuqizimin e partneriteteve akademike dhe rritjen e prezencës së saj në arenën ndërkombëtare.

Ky prezantim dhe zgjerimi i bashkëpunimeve ndërkombëtare vjen si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të menaxhmentit të universitetit për ndërkombëtarizimin e institucionit, krijimin e partneriteteve të reja strategjike dhe rritjen e mundësive për studentët dhe stafin akademik.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për forcimin e rrjetit akademik ndërkombëtar dhe krijimin e partneriteteve të reja. Nga takimet e realizuara gjatë qëndrimit në Ruse, pritet që të konkretizohen edhe marrëveshje të reja bashkëpunimi me universitete nga Turqia, Malajzia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Portugalia. /2LONLINE/