DYLON

UKZ po merr pjesë në Konventën e EWP që po mbahet në Varshavë të Polonisë

UKZ po merr pjesë në Konventën e EWP që po mbahet në Varshavë të Polonisë
Avatar photo Redaksia

Drejtori për Buxhet dhe Financa Valon Kllokoqi dhe  Betim Berisha, U.D Udhëheqës i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Anëtarësime po përfaqësojnë Universitetin në Konventën Erasmus Without Paper (EWP), e cila po mbahet në Varshavë të Polonisë. Universiteti Publik “Kadri Zeka” është anëtar aktiv i European University Foundation (EUF), duke kontribuar në transformimin digjital të arsimit të lartë.

Gjatë Konventës janë mbajtur punëtori ku ka pasur diskutime të cilat kanë për qëllim zhvillimin e shërbimeve digjitale të Erasmus+, e gjithashtu diskutimet janë  fokusuar edhe rreth mënyrave më të përshtatshme për ti financuar ato.

EkoHigjiena

Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, së shpejti do të fillojë zbatimin e EWP Dashboard dhe shumë shërbimeve të tjera digjitale, me synimin për të përmirësuar efikasitetin, shpejtësinë dhe bashkëpunimin me partnerët evropianë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.