DYLON

UKZ: Po i kushtojmë vëmendje të veçantë procesit të riakreditimit institucional

UKZ: Po i kushtojmë vëmendje të veçantë procesit të riakreditimit institucional
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universiteti Publik ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të procesit të Riakreditimit Institucional, kërkon mobilizimin e gjithë stafit të Universitetit duke u nisur nga prorektorët, dekanët, dhe stafi tjetër akademik e administrativ.

Për këtë Rektori Dërmaku ka marrë vendim duke krijuar edhe agjendën për grupet punuese për secilin standard veç e veç (11 standarde ne total), të cilat grupe janë duke punuar në shkrimin e Raportit të Vetëvlerësimit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

EkoHigjiena

Në kuadër të këtij procesi deri tani të gjitha dokumentet e kërkuara janë dorëzuar me kohë duke përfshire edhe tabelën me bartës të të gjitha programeve studimore si dhe përfundimin e deklarimit te Stafit Akademik në platformën E-Akreditimi.

Grupi i punës për Raportin Vetë- vlerësues ka mbajtur sot takimin e radhës ku është biseduar për pika të veçanta për këtë dokument me rëndësi për Universitetin. Në këtë kuadër Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, vlerësoi përkushtimin dhe punën e mirë që është bërë deri me tani.

Ndryshe për hartimin dhe ndryshimin e dokumenteve me rëndësi për Universitetin, janë formuar disa grupe punuese, ku janë përfshirë menaxhmenti, stafi dhe studentët e UKZ-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.