• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

UKZ pjesëmarrëse në tryezën e organizuar nga OSBE, “Praktika gjyqësore në rastet që përfshijnë viktima të ndjeshme”

Redaksia 2LONLINE 30 Nëntor, 2021 3 min
 UKZ pjesëmarrëse në tryezën e organizuar nga OSBE, “Praktika gjyqësore në rastet që përfshijnë viktima të ndjeshme”

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, ka organizuar tryezën me temën, “Praktika gjyqësore në rastet që përfshijnë viktima të ndjeshme”.

Nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë marrë pjesë, Prof. Asoc. Dr. Sadik Haxhiu, Dekan i Fakultetit Juridik,  Prof. Ass. Dr. Fatmire Krasniqi prodekane, Prof. Ass. Dr. Albulena Hajdari profesoreshë, Ma. Sc. Kosovare Sopi asistente, e po ashtu pjesë e kësaj tryeze kanë qenë edhe rreth 20 studente nga Fakulteti Juridik i UKZ-së.

Prof. Asoc. Dr. Sadik Haxhiu, Dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka folur rreth  sfidave e ndjekjes penale – grumbullimi i dëshmive në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, kjo tryezë ka trajtuar çështjet dhe shqetësimet me të cilat përballen institucionet gjyqësore kur merren me rastet që përfshijnë viktima të ndjeshme. Në këtë organizim është parë bashkëpunimi i institucioneve të drejtësisë me institucionet dhe mekanizmat e tjerë të përfshirë në trajtimin e këtyre rasteve, si dhe situatat me nivelin e shërbimeve që këto institucione mund t’u ofrojnë viktimave të ndjeshme kur përfshihen në procedurën penale.

Njëherësh janë trajtuar edhe  detyrimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve gjatë ndjekjes penale dhe gjykimit të rasteve me viktima të ndjeshme, kundrejt ligjeve dhe standardeve vendase të parapara.

Pjesëmarrës tjerë në këtë tryezë kanë qenë, Aneta Silyavska, Zyrtare e Lartë Ligjore, Misioni i OSBE-së në Kosovë, Valbonë Dërvodeli, Gjyqtare – Udhëheqëse e Forumit të Gjyqtareve dhe Prokuroreve për Rajonin e Gjilanit, Bahtie Ademi, Prokurore, Zëvendës–Udhëheqëse e Forumit të Gjyqtareve dhe Prokuroreve për Rajonin e Gjilanit, etj. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale Juridik OSBE Praktika gjyqësore UKZ
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Qeveria miraton Projektligjin për Tatimet, përfshin faljen e tatimit në pronë

1 Prill, 2023
Nacionale

FSK certifikon pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt

31 Mars, 2023
Nacionale

Deminimit të FSK-së i shtohen ekspertë të rinj

31 Mars, 2023
Gjilan

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës 23 aksidente, 1 mijë e 327 gjoba

31 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Qeveria miraton Projektligjin për Tatimet, përfshin faljen e tatimit në pronë

1 Prill, 2023

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës 23 aksidente, 1 mijë e 327 gjoba trafiku

31 Mars, 2023

U mbajt mbledhja e Quality Bord në kuadër të projektit ERASMUS+ QUADIC

31 Mars, 2023

Tifozë, a jeni gati për të brohoritur?!

31 Mars, 2023

Xhenierët e FSK-së përfundojnë me sukses urën mobile

31 Mars, 2023

Rajoni i Gjilanit: Policia nuk e ndalë dorën, konfiskohen 27 patentë shofer

31 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com