DYLON

UKZ pjesëmarrëse e takimit të radhës të projektit AUREA mbajtur në Marburg

UKZ pjesëmarrëse e takimit të radhës të projektit AUREA mbajtur në Marburg
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, mori pjesë në Takimin e Tretë Transnacional të Projektit AUREA – Automatic Recognition Assessment, i cili u mbajt më 10-11 qershor 2026 në Marburg të Gjermanisë, me pjesëmarrjen e partnerëve ndërkombëtarë të konsorciumit.

Së bashku me menagjeren e Projektit Aurea z. Luljete Berisha, mori pjesë edhe U.D. udhëheqësi i zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar Betim Berisha si dhe sekretari i njësisë akademike z. Kushtrim Demi.

EkoHigjiena

Gjatë takimit u diskutuan progresi i projektit, aktivitetet e komunikimit dhe shpërndarjes, si dhe zhvillimi dhe testimi i mjetit të vetëvlerësimit për njohjen automatike të rezultateve të të nxënit. Partnerët kontribuuan gjithashtu në planifikimin e fazave të ardhshme të projektit, duke përfshirë pilotimin e mjetit në institucione të arsimit të lartë dhe zhvillimin e një udhërrëfyesi për përmirësimin e proceseve të njohjes automatike.

Pjesëmarrja e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në këtë takim konfirmon përkushtimin e institucionit për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve dhe lehtësimin e procedurave për studentët në njohjen automatike të ECTS-ve si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimin e praktikave inovative në arsimin e lartë evropian. /2LLONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.