DYLON

UKZ pjesëmarrëse e Konferencës së 18-tё ndërkombëtare “Kapitali shoqëror dhe sfera publike nё shoqërinë bashkëkohore”

UKZ pjesëmarrëse e Konferencës së 18-tё ndërkombëtare “Kapitali shoqëror dhe sfera publike nё shoqërinë bashkëkohore”
Avatar photo Redaksia

Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, përfaqësuar nga dekani i Fakultetit të Shkencave Aplikative Xhevdet Thaqi dhe drejtori për buxhet dhe financa Valon Kllokoqi, ishin pjesëmarrës në Konferencën e 18-tё ndërkombëtare /“Kapitali shoqëror dhe sfera publike nё shoqërinë bashkëkohore”/18th Annual International Conference of Institutional Partners (Social Capital & Public Sphere in Contemporary Society”), që i zhvilloi punimet nga 10/11.11.2023 në Universitetit “Ismail Qemali” tё Vlorës.

Në ceremoninë e hapjes sё Konferencës, tё pranishmëve iu drejtua me një fjalë rasti  edhe Dekani prof. dr. Xhevdet Thaqi, i cili në emër tё Rektorit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, prof. asoc. dr. Artan Dёrmaku, i përshëndeti tё pranishmit, këshillin organizativ dhe pjesëmarrësit tjerë duke uruar për suksese nё zhvillimin e punimeve tё Konferencës, derisa u dëshiroi prezantime tё suksesshme të gjithëve, për të arriturat e tyre shkencore nё secilin prej sesioneve tё konferencës.

EkoHigjiena

Konferenca vazhdoi punimet me Sesionin plenar “Kapitali shoqëror dhe sfera publike nё shoqërinë bashkëkohorë” në tё cilën u prezantuan 29 kumtesa nga studiues tё njohur tё vendeve tё ndryshme. Ndërsa u prezantuan edhe rezultate tё hulumtimeve nё sesionet tjera tё konferencës si: Sesioni kultura, arti, sfera publike dhe komunikimi; sesioni kujdesi i fëmijëve, rinia, koha dhe gjinia; sesioni studimet krahasuese, historike, regjionale si dhe sesioni pёr tё ardhmen; shkenca, teknologjia, digjitalizimi dhe inovacioni; etj.

Në këtë konferencë morën pjesë studiues nga 22 shtete, ku u prezantuan 152 punime shkencore. Universiteti Publik “Kadri Zeka” ёshtё bashkorganizator i kësaj Konference, i cili ka organizuar Konferencën e 17 nё nёntor tё vitit tё kaluar, dhe stafetën e organizimit tё konferencës për ketë vit ia ka bartur Universitetit “Ismail Qemali” tё Vlorës.

Konferenca e 19-tё e radhës me titull “Well-being in Challenging Times” do tё mbahet në Prishtinë organizuar nga Kolegji AAB. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.