DYLON
UKZ pati një rol të veçantë si lider i paketës punuese WP6 – Dissemination

UKZ pjesë e takimit Transnacional në kuadër të projektit CoVE SETM Europe

UKZ pjesë e takimit Transnacional në kuadër të projektit CoVE SETM Europe
Avatar photo Redaksia
Projekti CoVE SETM Europe zhvilloi me sukses takimin e tij të tretë Transnacional (TPM) në Stamboll, Turqi.

Në këtë takim Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, u përfaqësua nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, koordinatori i projektit në UKZ Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, Hidajete Jashari, Rrezart Rexhepi dhe Luljete Berisha.

Gjatë ditës së parë, agjenda përfshiu sesione kyçe si prezantimi dhe organizimi i takimit, përditësime mbi ecurinë e projektit (WP1), trajnimin për PPP (WP7), punëtorinë mbi trajnimet (WP4), si dhe diskutime mbi shpërndarjen, dukshmërinë e projektit (WP6) dhe zhvillimin e aktiviteteve në kuadër të WP3.

EkoHigjiena

Në këtë kuadër, Universiteti  Publik “Kadri Zeka” pati një rol të veçantë si lider i paketës punuese WP6 – Dissemination. Ekipi i UKZ realizoi një prezantim të detajuar mbi strategjinë e shpërndarjes së projektit, duke theksuar rëndësinë e rritjes së dukshmërisë, komunikimit efektiv dhe përfshirjes së aktorëve relevantë në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Dita e dytë u fokusua në zhvillimin e mëtejshëm të komponentëve strategjikë të projektit, përfshirë ndërtimin e CoVE (WP2), aplikimin e ciklit PDCA për përmirësim të vazhdueshëm (WP7), si dhe avancimin e punës në WP5.

Një moment i rëndësishëm gjatë kësaj dite ishte prezantimi i bërë nga Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, i cili prezantoi modelin e CoVE në kuadër të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, si pjesë e aktiviteteve të WP2. Prezantimi nxori në pah përkushtimin e UKZ-së për zhvillimin e qendrave të ekselencës profesionale dhe rolin e tij në fuqizimin e arsimit dhe aftësimit profesional.

Pjesëmarrja aktive dhe kontributi i vazhdueshëm i ekipit të UKZ-së në të dy ditët e takimit dëshmoi përkushtimin institucional në arritjen e objektivave të projektit dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm përpara në realizimin e objektivave të projektit CoVE SETM Europe, duke vendosur themele të forta për aktivitetet e ardhshme dhe rezultatet e pritshme, thuhet në njofitmin e UKZ-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.