DYLON

UKZ pjesë e Samitit të Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans 2024”

UKZ pjesë e Samitit të Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans 2024”
Avatar photo Redaksia

Në Prishtinë është mbajtur Samiti i Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans 2024”, në të cilin po marrin pjesë figura të ndryshme politike vendore dhe ndërkombëtare. Nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, po merr pjesë Lindita Nebiu Hyseni, Dekane e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

Samiti i Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans 2024”,  po zhvillohet në një kohë kur konfliktet gjeopolitike po përshkallëzohen dhe po rritet shqetësimi se po shkojmë drejt një bote të fragmentuar. Në të njëjtën kohë, momenti për bashkëpunimin midis shteteve dhe biznesit për çështje të tilla si tranzicioni i gjelbër, ndërtimi i qëndrueshmërisë ekonomike, tërheqja e investimeve, rritja e kohezionit dhe solidaritetit mbetet i fortë.

EkoHigjiena

Në këtë kontekst, përshpejtimi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor mund të kontribuojë ndjeshëm në unitetin, sigurinë dhe gjithëpërfshirjen e Evropës, duke pasur parasysh, ndër të tjera, pozicionin strategjik të rajonit. Vendet e rajonit, përfshirë Kosovën, mund të shfrytëzojnë plotësisht potencialin e tyre të jashtëzakonshëm të rritjes – duke përfshirë talentin e bollshëm vendas.

Andaj, personalitete të shquara nga politika, biznesi, akademia dhe institucionet ndërkombëtare janë bashkuar në Kosovë për të ideuar, për të debatuar hapur në Samitin e Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans 2024” me titull “Çlirimi i potencialit të rajonit”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.