UKZ pjesë e punëtorisë për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të Erasmus+
Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka marrur pjesë në seminarin ndërkombëtar “TCA – Western Balkans in the Focus: Promoting and Deepening Cooperations in the Erasmus+ Programme”, mbajtur në Podgoricë të Malit të Zi, e i cili bashkon rreth 120 pjesëmarrës nga më shumë se 11 shtete, përfshirë Gjermaninë, Spanjën, Austrinë dhe vende të tjera evropiane, me synim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në arsimin e lartë.
Universiteti u përfaqësua nga U.D. Udhëheqës i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar Betim Berisha me ftesë të Shërbimit Gjerman për Shkëmbim Akademik (DAAD) dhe Zyrës Erasmus+ në Prishtinë.
Seminari krijon një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, zhvillimin e partneriteteve të reja ndëruniversitare dhe identifikimin e mundësive për projekte të përbashkëta, mobilitet akademik dhe avancimin e ndërkombëtarizimit përmes programit Erasmus+. /2LONLINE/
