DYLON

UKZ pjesë e Panairit të Edukimit dhe të Punës 2024

UKZ pjesë e Panairit të Edukimit dhe të Punës 2024
Avatar photo Redaksia

Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka marrë pjesë në Panairin e Edukimit dhe të Punës i cili këtë vit u mbajt në sallën 1 Tetori në Prishtinë për dy ditë me radhë, me qëllim të përfitimeve maksimale për Institucionet Arsimore Publike – Private,  kompanitë pjesëmarrëse dhe të tjerë.

Pjesëmarrësit e Panairit nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ishin Minire Rexhepi udhëheqëse e zyrës për Komunikim me Publikun dhe Arlinda Selmani zyrtare për Karrierë dhe Alumi, të cilat paraqitën informacione mbi universitetin, për historikun, të arriturat dhe aktivitetet e universitetit në përgjithësi.

EkoHigjiena

Përmes ekspozimit në Panairin e Edukimit dhe të Punës UKZ ka prezantuar ofertën akademike para maturantëve e vizitorëve të tjerë, ku  kanë informuar ata edhe r???? ???????, ?????????ve, bashkëpunimeve, shkëmbimeve të mobiliteteve në universitetet ndërkombëtare ??̈? ??̈ ?????? ??????? ?????????.

Gjatë këtij edicioni të Panairit UKZ zgjoi interesim të madh tek vizitorët duke ndarë me ta  informacione dhe të rejat e fundit rreth institucionit, për programet e studimeve, për të cilat u informuan përmes broshurave dhe zyrtarëve prezantues në këtë panair.

Ky panair është përmbyllur suksesshëm nga UKZ, derisa është vizituar po ashtu nga drejtues qeveritar, si Ministrja e MAShTI Arbërie Nagavci, zëvendës kryeministri Besnik Bislimi, nga zyrtar të Agjencisë për Akreditim i Kosovës, si dhe pjesëmarrës të tjerë.

Përveç kësaj, panairi shërbeu si platformë për shkëmbimin e përvoja të ndryshme.

Panairi i Edukimit është ngjarja më e madhe dhe më dinamike e arsimit në Kosovë që bashkon mbi qindra profesionistë, pedagogë të specializuar, dhe institucione arsimore vendore dhe më gjerë. /2LONLINE/