• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

UKZ pjesë e Forumit të shtatë të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor

Redaksia 2LONLINE 6 Shtator, 2023 2 min
 UKZ pjesë e Forumit të shtatë të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor

Një delegacion i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,  në përbërje të Dekanit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Artan Dërmaku, i cili nga 1 tetori 2023 merr detyrën e Rektorit të UKZ-së, prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka si dhe profesori Selim Daku, kanë marrë pjesë  në Forumin e shtatë të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Universitetin e Rjekës  në Kroaci.

Në Forumin e Rektorëve për Evropën Juglindore, i cili përfshin 27 universitete nga rajoni, Universitetet pjesëmarrëse prezantojnë punën e tyre duke krijuar një rrjet për të rritur bashkëpunimin mes institucioneve akademike në këtë pjesë të Evropës.

Me këtë rast, nga përfaqësuesit e Universiteteve pjesëmarrëse në këtë forum është thënë se rajoni ynë ka nevojë për vizione dhe politika që mbrojnë shoqëritë qytetare, demokratike, multietnike, multikonfesionale, të hapura, pluraliste dhe gjithëpërfshirëse në vendet tona.

Po ashtu gjatë forumit Universitetet kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të qenë kontribuuese aktive dhe proaktive në këtë proces.

Në anën tjetër, prania dhe kontributi i UKZ-së në këtë forum, hyn në vazhdën e rolit aktiv të Universitetit, të shprehur në nivel rajonal dhe më gjerë, në plan ideor, rreth projekteve ndërkombëtare, politikave rreth sigurimit të cilësisë, inovacionit, shkencës, etj.. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Forumit Gjilan rekomandojmë Rektorëve UKZ
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Policia në 24 orë: 2 mijë e 367 gjoba trafiku për shoferë

30 Shtator, 2023
Gjilan

Themelohet Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit

30 Shtator, 2023
Nacionale

Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”

29 Shtator, 2023
Nacionale

FSK: Forca jonë po rritet dhe zhvillohet me standardet më të larta

29 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Policia në 24 orë: 2 mijë e 367 gjoba trafiku për shoferë të pandërgjegjshëm

30 Shtator, 2023

Themelohet Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit

30 Shtator, 2023

Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”

29 Shtator, 2023

FSK: Forca jonë po rritet dhe zhvillohet me standardet më të larta profesionale

29 Shtator, 2023

British Military Advisory Training Team (BMATT), trajnon pjesëtarët e FSK-së

29 Shtator, 2023

Viti: Po vazhdojnë punimet në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”

29 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com