DYLON

UKZ pjesë e Asamblesë së Përgjithshme të Koalicionit EU STEM në Hagë

UKZ pjesë e Asamblesë së Përgjithshme të Koalicionit EU STEM në Hagë
Avatar photo Redaksia

Në qytetin e Hagës në Holandë, po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Koalicionit Evropian për Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë (EU STEM Coalition) – organizim ky më i rëndësishëm evropiane në fushën e arsimit STEM, që bashkoi përfaqësues të arsimit të lartë, arsimit profesional, industrisë dhe institucioneve qeveritare nga e gjithë Evropa, anëtar i rregullt e së cilës është edhe Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan që nga viti 2023 .

Në këtë ngjarje UKZ-në e përfaqësuan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Rektor i Universitetit, Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Aplikative, Minire Rexhepi, Udhëheqëse e Zyrës për Komunikim me Publikun, Hidajete Jashari, Zyrtare Certifikuese, Rrezart Rexhepi, Zyrtar Administrator i Bazës së të Dhënave dhe Sistemeve

EkoHigjiena

Gjatë dy ditëve të Asamblesë, po zhvillohen sesione të ndryshme, si diskutime mbi zhvillimet më të fundit në fushën e arsimit STEM në Evropë,  bazuar në Strategjinë Zhvillimore të STEM nga Komisioni Ekzekutiv i Bashkimit Evropian, si dhe sesione punuese lidhur me mbështetjen për arsimin në Ukrainë, përvojat dhe sfidat në Holandë dhe prezantime mbi strategjinë evropiane të STEM për vitet në vijim. Gjithashtu u mbajtën takime bilaterale me partnerë të ndryshëm duke vendosur kontakte të reja për bashkëpunime të mundshme në projekte ndërkombëtare.

Ky bashkëpunim vjen si vazhdimësi e angazhimeve të Universitetit në kuadër të STEM dhe pjesëmarrjen në takimin e STEM Taskforcës së Ballkanit Perëndimor, mbajtur në Dubrovnik, ku në këtë takim u shqyrtua mundësia për krijimin e një rrjeti ballkanik të institucioneve të arsimit të lartë që promovojnë dhe zhvillojnë fushat STEM, si dhe u përgatit propozimi drejtuar Agjencisë Evropiane Erasmus+ për mbështetje më të madhe në këtë drejtim.

Kjo përfshirje dhe pjesëmarrje e UKZ në aktivitetet e EU STEM Coalition përforcon edhe më shumë rolin e Universitetit si pjesë aktive e platformave ndërkombëtare të arsimit dhe kërkimit shkencor, duke ofruar mundësi të reja për studentët, stafin akademik dhe institucionin në tërësi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.