DYLON

UKZ përforcon edukimin joformal përmes trajnimeve mbi luftën kundër korrupsionit

UKZ përforcon edukimin joformal përmes trajnimeve mbi luftën kundër korrupsionit
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt trajnimi me temën “Format dhe ndikimi i korrupsionit në shoqëri”, i dedikuar studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Fakultetit Juridik.

Aktiviteti u hap nga Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Fatmire Krasniqi, Dekane e Fakultetit Juridik, dhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

EkoHigjiena

Trajnimi synoi zhvillimin e njohurive praktike dhe etike të studentëve në fushën e integritetit publik, transparencës dhe qeverisjes së mirë, duke ofruar një hapësirë interaktive për diskutime rreth formave të korrupsionit, ndikimit të tij në shoqëri dhe rolit të institucioneve në luftimin e këtij fenomeni.

Ky aktivitet është një dëshmi e përkushtimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” për të avancuar edukimin jokurrikular dhe për të ndërtuar një kulturë akademike që promovon ndershmërinë, etikën dhe përgjegjësinë qytetare në mesin e studentëve. /2LONLINE/