DYLON

UKZ organizon vizitën e akreditimit për programet e studimit Matematikë dhe STEM BSc si dhe për programin E-privacy, AI dhe Mbrojtja e të Dhënave MSc

UKZ organizon vizitën e akreditimit për programet e studimit Matematikë dhe STEM BSc si dhe për programin E-privacy, AI dhe Mbrojtja e të Dhënave MSc
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, u zhvillua vizita e akreditimit të dy programeve të studimit: Matematikë dhe STEM, BSc 180 ECTS program ky i Fakultetit të Shkencave Aplikative dhe E-privacy, AI dhe Mbrojtja e të Dhënave, MSc 120 ECTS, program i përbashkët i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike  dhe Fakultetit Juridik në UKZ. Kjo vizitë u realizua nga Ekipi i Ekspertëve Ndërkombëtarë, i përbërë nga Z. Peeter Normak, Z. Hasan Cakir, Z. Johannes Falterbaum dhe Znj. Nadia Manzoni, në bashkëpunim me stafin dhe menaxhmentin e fakulteteve përkatëse dhe me koordinimin e zyrtareve të Agjencisë Kosovare për Akreditim (AKA), Shkelzen Gerxhaliu dhe Mimoza Dobra.

Gjatë ditës, ekspertët zhvilluan një sërë takimesh të planifikuara. Ata kanë takuar menaxhmentin e fakulteteve, ku u diskutuan objektivat e programeve dhe strategjitë për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, kurse në takim me stafin akademik, ekspertët vlerësuan përvojën e tyre në mësimdhënie, metodat pedagogjike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ndërsa studentët ndanë përvojat e tyre në programet akademike, sfidat dhe kontributin e universiteteve në zhvillimin e tyre profesional. Ekspertët patën takim edhe me punëdhënësit dhe palët e jashtme, duke përfshirë institucione si Agjencia për Informacion dhe Privatësi, banka të ndryshme dhe drejtoritë komunale të arsimit, për të vlerësuar ndikimin e diplomave të ofruara në tregun e punës. Për të verifikuar sistemet e menaxhimit të programeve, monitorimin e performancës akademike dhe përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve, ekspertet takuan shërbimet administrative dhe njësitë e cilësisë.

EkoHigjiena

Ekspertët gjithashtu vizituan ambientet dhe laboratorët e universitetit, duke vlerësuar infrastrukturën, pajisjet dhe mjedisin e punës që ofrohet për studentët. Gjatë vizitës, u theksua rëndësia e një mësimdhënie moderne dhe të përshtatur me kërkesat ndërkombëtare, si dhe mundësitë për bashkëpunim shkencor dhe inovacion.

Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm për forcimin e standardeve të arsimit të lartë në Universitetin Publik “Kadri Zeka” dhe për sigurimin e cilësisë së programeve të studimit sipas kriterëve të agjencive ndërkombëtare të akreditimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.