DYLON

UKZ organizon pritjen solemne të studentëve për Vitin e Ri Akademik 2026/2027

UKZ organizon pritjen solemne të studentëve për Vitin e Ri Akademik 2026/2027
Avatar photo Redaksia

Me rastin e fillimit të Vitit të Ri Akademik 2026/2027, Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizon pritjen solemne të studentëve.

Ceremonia do të mbahet të enjten, më 1 tetor 2026, në ora 11:00, në Universitet.

EkoHigjiena

Në këtë ditë të veçantë, Rektorja Fitore Malaj, së bashku me Prorektorët, Dekanët, Sekretarin e Përgjithshëm dhe personelin akademik e administrativ, do të jenë së bashku me ju për t’ju uruar një fillim të mbarë të Vitit të Ri Akademik.

Në ceremoninë e mirëseardhjes të pranishmëve do t’u drejtohen me fjalë përshëndetëse Rektorja Fitore Malaj dhe Dekanët e Fakulteteve.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” ju uron mirëseardhje të gjithë studentëve, veçanërisht studentëve të rinj, duke ju dëshiruar një vit akademik të suksesshëm në rrugëtimin e tyre universitar, njëherësh uron edhe personelin akademik dhe administrativ për një vit të mbarë! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.