DYLON

UKZ  organizon Konferencën e Përvitshme Ndërkombëtare Shkencore

UKZ  organizon Konferencën e Përvitshme Ndërkombëtare Shkencore
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizon Konferencën e Përvitshme Ndërkombëtare Shkencore me temën “Ndikimi i Shkencës në Zhvillimin e Qëndrueshëm”, e cila do të mbahet më 29-30 maj 2026, në Kampusin e Universitetit.

Konferenca do të mbledhë studiues, profesorë universitarë, edukatorë dhe politikëbërës nga rajoni dhe vende të ndryshme të botës, duke shërbyer si një platformë për prezantimin dhe shkëmbimin e rezultateve shkencore dhe përvojave akademike.

EkoHigjiena

Konferenca do të përfshijë ligjërata plenare, prezantime shkencore dhe sesione pune në një atmosferë bashkëpunuese dhe profesionale, në fushat:
• EduDay Conference
• Justice Conference
• Economics Conference
• DiGiDay Conference
• MathDay Conference
• SocialScience Conference

Hapja solemne e konferencës do të mbahet të premten, më 29 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00 në salla A34.

Ndërsa, sesionet e Konferencës do të mbahen në Kampusin Universitar nga ora 13:00 nëpër sallat:

✓ Konferenca EduDay – A13
✓ Konferenca e Drejtësisë – A12
✓ Konferenca e Ekonomisë – BO2
✓ Konferenca DigiDay – A34
✓ Konferenca MathDay – A23L
✓ Konferenca e Shkencave Sociale – A11

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.