DYLON

UKZ organizoi me sukses garën Hackathon 2025

UKZ organizoi me sukses garën Hackathon 2025
Avatar photo Redaksia

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” (UKZ), Gjilan, organizoi me sukses edicionin e sivjetshëm të garës universitare Hackathon 2025 — një ngjarje dyditore që bashkoi studentët dhe maturantët më të talentuar në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Kjo garë shërbeu si një mundësi e jashtëzakonshme për pjesëmarrësit që të demonstrojnë aftësitë e tyre në programim, dizajn, zhvillim të ideve kreative dhe zgjidhje të problemeve reale. Në një atmosferë dinamike dhe konkurruese, ekipet u përballën me sfida teknologjike që kërkonin kreativitet, bashkëpunim dhe përkushtim të lartë.

EkoHigjiena

Dita e parë: Maturantët në qendër të vëmendjes

Hackathon 2025 filloi me garën e dedikuar për maturantët, të cilët prezantuan projektet e tyre inovative përpara komisionit akademik të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike. Pas një paraqitjeje mbresëlënëse të ideve, fituesit u shpallën në një ceremoni të veçantë të ndarjes së çmimeve.

Vendin e parë e fitoi ekipi i përbërë nga Korab Arifi, Erion Ramizi dhe Erion Mehmeti, me projektin e tyre kreativ, i vlerësuar lartë nga komisioni përbërë nga:

  • Prof. Ass. Dr. Afërdita Ibrahimi (Dekane e FSHK-së),
  • Prof. Asoc. Dr. Basri Ahmedi,
  • Ass. Buen Bajrami,
  • Ass. Donat Dalipi.

Ndërsa vendin e dytë e zuri ekipi i maturantëve: Driola Korbi, Rela Zeqiri, Liana Ahmeti dhe Lina Latifi

Dita e dytë: Sfidat për studentët

Në ditën e dytë, Hackathon-i vazhdoi me dy sfida të dedikuara për studentët.

Sfidën e parë e përbënte gara kryesore teknologjike, ku studentët prezantuan projektet e tyre mbi temat e përzgjedhura nga komisioni akademik. Projektet u vlerësuan sipas inovacionit, zbatimit teknik dhe ndikimit potencial. Fituesit ishin:

  • Vendi i parë: Blendi Limoni, Elta Berisha dhe Agoneta Ahmeti
  • Vendi i dytë: Rigesa Jashari, Kaltrina Pjaziti dhe Rinesa Osmani
  • Vendi i tretë: Gazmend Halili, Donesa Shala, Dimal Hajrizi dhe Rona Beqiri

Sfidën e dytë e përbënte zhvillimi i ideve për start-up biznese. Studentët punuan në grupe për të kthyer konceptet e tyre në prototipe funksionale. Projektet u prezantuan përballë një jurie të përbërë nga përfaqësues të bizneseve, të cilët vlerësuan idetë më premtuese.

Ideja më e mirë u shpërblye dhe u prezantua nga ekipi: Leurent Ismajli, Rion Osmanaj dhe Rigon Osmanaj.

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, në fjalën e tij theksoi se ngjarje si Hackathon 2025 janë dëshmi e përkushtimit të UKZ-së për të nxitur mendimin kritik, inovacionin dhe frymën e sipërmarrjes te të rinjtë.

Ndërsa Dekanja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Prof. Ass. Dr. Afërdita Ibrahimi, bashkë me stafin akademik, shprehën mbështetjen e fuqishme për studentët dhe maturantët, duke nënvizuar rëndësinë e aktiviteteve të tilla në ndërtimin e një ekosistemi inovativ dhe të qëndrueshëm në Kosovë.

Në përmbyllje të garës, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ndau mirënjohje për përfaqësuesit e bizneseve për kontributin e tyre, ndërsa studentëve pjesëmarrës iu shpërndanë certifikata vlerësimi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.