DYLON

UKZ njofton studentët për mundësinë e praktikës në Administratën Komunale në Gjilan

UKZ njofton studentët për mundësinë e praktikës në Administratën Komunale në Gjilan
Avatar photo Redaksia

“Ju njoftojmë se në kuadër të marrëveshjes që Universiteti Publik “Kadri Zeka” e ka me Komunën e Gjilanit, është mundësia e angazhimit të studentëve në punë praktike në administratën komunale në Gjilan”, thuhet në njoftimin e UKZ-ë.

Andaj administrata e komunës dhe zyra e kryetarit, kanë hapur thirrjen për praktikë për 18 studentë të UKZ-së, sipas këtyre profileve:

EkoHigjiena

12 studentë nga Fakulteti Juridik;

4 studentë nga Fakulteti Ekonomik;

2 studentë nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike.

Studentët të cilët shprehin gatishmëri për punë praktike, duhet të dërgojnë CV dhe letrën motivuese në mailin: [email protected]

Lulzim Rashiti – Koordinator për praktika në biznese dhe institucione

Afati i dorëzimit të dokumenteve të kërkuara është nga data 01.11.2022 deri 08.11.2022.

Më datë 10.11.2022, bëhet seleksionimi i kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kushtet nga komisioni i caktuar nga UKZ dhe më datë 11.11.2022 lista finale dërgohet në administratën e Komunës së Gjilanit.

Përparësi në konkurs do të kenë studentët e viteve të III-ta dhe të IV-ta. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.