DYLON

UKZ njofton për sesionin informues për studentë, për mundësi studimi në Francë

UKZ njofton për sesionin informues për studentë, për mundësi studimi në Francë
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka”, në Gjilan ka bërë me dije se në kuadër të Javës së Frankofonisë në Kosovë do të organizohet një sesion informues për mundësitë e studimit në Francë.

Ky sesion do të mbahet, më 25 mars, ora: 10:30, në sallën  A34 UKZ.

EkoHigjiena

“Ky prezantim do të mbahet nga përfaqësues të Ambasadës së Francës dhe Campus France, dhe do të ofrojë informacione të detajuara rreth: Sistemit të arsimit të lartë në Francë, Programeve të studimit, Bursave të disponueshme, Procedurave të aplikimit, Jetës studentore në Francë”, thuhet në njoftimin e UKZ-së.

Sesioni është i hapur për studentët e të gjitha drejtimeve.

UKZ ka tuar studentët e interesuar të marrin  pjesë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi për të mësuar më shumë rreth studimeve në Francë. / 2LONLINE/