DYLON

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Mohamed Khider Biskra të Algjerisë

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Mohamed Khider Biskra të Algjerisë
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka zgjeruar bashkëpunimin e tij ndërkombëtar përmes nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi me Universitetin Mohamed Khider Biskra nga Algjeria.

Memorandumi, i nënshkruar nga Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe nënshkruar paraprakisht nga Rektori i Universitetit Mohamed Khider Biskra, Prof. Dr. DIBI Zohir, synon të forcojë bashkëpunimin akademik, shkencor dhe kulturor ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë.

EkoHigjiena

Marrëveshja parashikon zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë, duke përfshirë shkëmbimin e studentëve, stafit akademik dhe studiuesve, realizimin e projekteve kërkimore, organizimin e ligjëratave dhe aktiviteteve shkencore, shkëmbimin e botimeve akademike, zhvillimin profesional të stafit, si dhe krijimin e programeve të përbashkëta arsimore.

Palët janë zotuar që bashkëpunimi të zhvillohet mbi parimet e reciprocitetit dhe interesit të përbashkët, ndërsa aktivitetet konkrete do të realizohen përmes marrëveshjeve të veçanta, në përputhje me mundësitë financiare dhe legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës dhe Algjerisë.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm në strategjinë e Universitetit Publik “Kadri Zeka” për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe krijimin e mundësive të reja për studentët, stafin akademik dhe kërkuesit shkencorë për të zhvilluar aktivitete të përbashkëta në nivel ndërkombëtar. /2LONLINE/