DYLON

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me CCNO-në

UKZ nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me CCNO-në
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Qendrën për Bashkëpunim dhe Rrjetëzim të Organizatave CCNO.

Memorandumi është nënshkruar nga Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Drejtoresha Ekzekutive e CCNO-së, znj. Mediana Bislimi. Ky dokument shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në fusha me interes të përbashkët si: edukimi, zhvillimi akademik, kërkimi shkencor, përfshirja e të rinjve dhe ngritja e kapaciteteve për përfshirje sociale.

EkoHigjiena

Palët janë zotuar se do të mbështesin nisma dhe projekte që kontribuojnë në përmirësimin e kapaciteteve akademike dhe profesionale, si dhe do të bashkëorganizojnë konferenca, trajnime, seminare, punëtori dhe aktivitete të tjera me karakter edukativ dhe kulturor. Po ashtu, marrëveshja parasheh bashkëpunim në ndërtimin e kapaciteteve për zhvillim profesional dhe kërkimor për stafin dhe studentët.

Ky bashkëpunim pritet të krijojë mundësi të reja për studentët dhe stafin e UKZ-së, duke forcuar lidhjet të rëndësishme bashkëpunimi me sektorin civil dhe organizatat partnere. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.