DYLON

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit

UKZ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools për avancimin e arsimit
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Universum Schools, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit institucional në fushën e arsimit dhe zhvillimit profesional të studentëve.

Memorandumi është nënshkruar nga Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, ushtruesja e detyrës së Dekanes së Fakultetit të Edukimit, Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Kraniqi, si dhe Drejtori Ekzekutiv i Universum Schools, z. Arbër Morina.

EkoHigjiena

Ky memorandum synon krijimin e një kornize të qëndrueshme bashkëpunimi ndërmjet palëve, duke kontribuar në përgatitjen profesionale të studentëve dhe në avancimin e praktikave bashkëkohore në mësimdhënie.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, parashihet realizimi i një sërë aktivitetesh të përbashkëta, si: Mundësimi i praktikës profesionale për studentët e Fakultetit të Edukimit në Universum Schools, ofrimi i mundësive për punësim dhe angazhim profesional për të diplomuarit, organizimi i seminareve, trajnimeve, konferencave dhe aktiviteteve të tjera akademike, shkëmbimi i praktikave më të mira në mësimdhënie dhe integrimi i metodave inovative pedagogjike, zhvillimi i projekteve të përbashkëta edukative, kërkimore dhe zhvillimore, ofrimi i trajnimeve profesionale për stafin e  Universum Schools nga Fakulteti i Edukimit, angazhimi i profesorëve dhe ekspertëve në aktivitete akademike të përbashkëta, si dhe realizimi i hulumtimeve dhe publikimeve të përbashkëta në fushën e arsimit.

Palët janë zotuar të bashkëpunojnë në mënyrë profesionale dhe të koordinuar për zbatimin e këtij memorandumi, duke mbështetur realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në përputhje me interesat institucionale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.