DYLON

UKZ nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal

UKZ nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal
Avatar photo Redaksia

Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, e vizitoi Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka me bashkëpunëtorë, ku është pritur në takim nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, prorektorët dhe Sekretari i Përgjithshëm i UKZ-së.

Temë e bisedimit ishte bashkëpunimi në mes dy institucioneve në kuadër të të cilit u nënshkrua edhe Memorandum Bashkëpunimi nga Rektori Dërmaku dhe Ministri Damka.

EkoHigjiena

Ky memorandum bashkëpunimi vë në fokus aspektet dhe fushat e ndryshme të bashkëpunimit, si dhe koordinimin ndërinstitucional të aktiviteteve për arritje të objektivave të përbashkëta.

Bashkëpunimi i të dyja institucioneve, i bazuar në këtë marrëveshje, ka për prioritet promovimin e një rritjeje të balancuar socio-ekonomike rajonale në Kosovë, në përputhje me objektivat e UKZ-së dhe MZHR-së.

Memorandumi parasheh edhe zbatimin e projekteve për zhvillim rajonal, përmes mekanizmave të ndryshëm, siç janë: trajnimet, grupet punuese, hulumtimet, seminaret, punëtoritë dhe vizita të përbashkëta studimore në fushat e bashkëpunimit të ndërsjelltë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.