DYLON

UKZ nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës

UKZ nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në funksion të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.

Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, dhe Drejtori Ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Kushtrim Ahmeti.

EkoHigjiena

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është krijimi i një partneriteti të qëndrueshëm dhe strategjik ndërmjet universitetit dhe sektorit privat, duke orientuar zhvillimin e ideve, projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta. Përmes këtij memorandumi synohet avancimi i inovacionit, zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe krijimi i mundësive konkrete për studentët dhe stafin akademik.

Bashkëpunimi ndërmjet palëve do të përfshijë, realizimin e projekteve të përbashkëta, mundësi për praktikë profesionale për studentët, organizimin e konferencave, seminareve dhe aktiviteteve të ndryshme akademike, zhvillimin e kërkimit shkencor dhe publikimeve të përbashkëta, si dhe shkëmbimin e përvojave në menaxhimin institucional.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës do të kontribuojë në lidhjen e universitetit me sektorin privat dhe tregun e punës, ndërsa Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të ofrojë kapacitetet e tij akademike dhe studentore për realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta.

Me këtë rast, Skender Krasniqi, Kryetar i Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, i ka ndarë Rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj këtij institucioni.

Gjatë vizitës në universitet, përfaqësuesit e Dhomës kanë vizituar edhe Laboratorin STEM dhe Laboratorin e Shkencave Sociale, duke u njohur nga afër me infrastrukturën dhe kapacitetet akademike që ofron UKZ për studentët dhe stafin. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.