DYLON

UKZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Institutin për Shkencë dhe Teknologji “INSI”

UKZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Institutin për Shkencë dhe Teknologji “INSI”
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi dhe drejtori i Institutit për Shkencë dhe Teknologji (INSI), Ismajl Bahtijari,  kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ku parashihet ngritja profesionale e studentëve të rinj përmes kryerjes së praktikës.

Me këtë marrëveshje palët janë pajtuar të rrisin bashkëpunimin në kuadër të pjesëmarrjes, konkurrimit dhe implementimit të projekteve të ndryshme, që fitohen veçmas ose së bashku me interes të palëve nënshkruese.

EkoHigjiena

Ndër të tjera palët janë pajtuar se do të angazhohen në hartim dhe realizim të projekteve të përbashkëta kërkimore për fusha të ndryshme të jetës ekonomike, politike e shoqërore, nxitjen e iniciativave shkencore akademike midis tyre, sikur midis universiteteve dhe institucioneve të tjera. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.