DYLON

UKZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Esenyurt University në Turqi

UKZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Esenyurt University në Turqi
Redaksia

Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, Rektorja e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, znj. Fitore Malaj dhe Rektori i Esenyurt University z. Süleyman Özdemir kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit akademik dhe institucional ndërmjet dy universiteteve.

Marrëveshja përfshin bashkëpunimin institucional, si dhe mobilitetin akademik në kuadër të programit Erasmus+ KA171, duke krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

EkoHigjiena

Ky bashkëpunim synon të kontribuojë në ndërkombëtarizimin e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, në zgjerimin e partneriteteve me institucione të arsimit të lartë dhe në krijimin e mundësive të reja për zhvillim akademik e profesional. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.