DYLON

UKZ mirëpriti ekipin e AKA-së për riakreditimin e programit Shkenca Kompjuterike

UKZ mirëpriti ekipin e AKA-së për riakreditimin e programit Shkenca Kompjuterike
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” është zhvilluar vizita zyrtare e ekipit të ekspertëve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim në kuadër të procesit të riakreditimit të programit Bachelor në Shkenca Kompjuterike.

Gjatë vizitës, ekspertët zhvilluan takime me menaxhmentin e fakultetit, bartësit e programit, stafin akademik dhe administrativ, studentët, të diplomuarit, si dhe me përfaqësues të tregut të punës dhe partnerë të jashtëm. Po ashtu, u realizua edhe vizita në laboratorë dhe hapësirat mësimore të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

EkoHigjiena

Ekipi i ekspertëve përbëhej nga Maurizio Ferrari Dacrema me pjesëmarrje fizike, kurse Emmanouil Panaousis dhe Issabek Muratov në lidhje online, ndërsa procesi u koordinua nga nga Shkelzen Gërxhaliu Drejtor i Departamentit për Monitorim dhe Procedura pas Akredituese në Agjencia e Kosovës për Akreditim.

Dekanja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Aferdita Ibrahimi, theksoi rëndësinë e këtij procesi për avancimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike. “Riakreditimi i programit të Shkencave Kompjuterike është një proces shumë i rëndësishëm për fakultetin tonë dhe për universitetin në përgjithësi. Ne mbetemi të përkushtuar në ofrimin e një programi bashkëkohor, të harmonizuar me kërkesat e tregut të punës dhe standardet ndërkombëtare të arsimit të lartë,” u shpreh dekanja Ibrahimi.

Dekanja Ibrahimi shtoi se Fakulteti i Shkencave Kompjuterike do të vazhdojë të investojë në ngritjen e cilësisë në mësimdhënie, kërkime shkencore dhe bashkëpunim me industrinë e teknologjisë informative. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.