• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Gjilan
  3. UKZ: Mësimi online në numra!
Gjilan Info+

UKZ: Mësimi online në numra!

by Redaksia 2LONLINE 4 Qershor, 2020 3 min read
 UKZ: Mësimi online në numra!

Si pasojë e gjendjes së krijuar me pandeminë Covid-19, Universiteti “Kadri Zeka”, me datë 20.03.2020 filloi mësimin në distancë. Për të mundësuar zhvillimin e mësimit virtual UKZ ka përdor platformat SMU, Google Meet, Google Classroom dhe Moodle.

Për 10 javët e fundit të zhvillimit të mësimit virtual në UKZ janë mbajtur rreth 3,600 ligjërata virtuale me një mesatar prej 50 ligjëratave në ditë. Një ligjëratë virtuale ka zgjatur mesatarisht 47 minuta e ndjekur mesatarisht nga 29 student. Një mësimdhënës mesatarisht ka krijuar 4 ligjërata në javë.

Në të gjitha ligjëratat e krijuara virtualisht ka pasur më shumë se 100,000 kyçje me një mesatar prej rreth 1,500 kyçjesh në ditë.

Numri i përgjithshëm i stafit akademik që kanë përdorur mësimin virtual ka qenë 97, ndërsa numri i studentëve aktivë ka qenë 3,000 me një mesatare prej 93 respektivisht 1,400 pjesëmarrës në çdo javë. Së bashku mësimdhënësit dhe asistentët kanë realizuar rreth 100,000 kyçje.

Gjatë mbajtjes së ligjëratave online është vërejtur një përdorim shumë i madh i emailit zyrtar të UKZ, me domain-in uni-gjilan.net. 84% e pjesëmarrësve, nga stafi akademik dhe studentët, në këto ligjërata kanë përdorur emailin zyrtar dhe 16% e tyre kanë përdorur email tjerë, jashtë domain-it të UKZ.

Rektori i Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi ka thënë se mësimi virtual është edhe një tregues se ne nuk duhet të heqim dorë nga mësimi onlajn, pavarësisht ndalesave për virusin Covid 19, apo ndonjë arsyeje tjetër. Ne e bëmë një ngritje cilësore në arsimin tonë të lartë dhe tash nuk duhet të zmbrapsemi, por të gjejmë mënyra dhe moduse se ku mund e si mund ta përdorim mësimin onlajn edhe në të ardhmen.

Rektori ka falënderuar në radhë të parë studentët dhe Parlamentin Studentor të UKZ, të cilët u angazhuan me vullnet të madh në këtë proces, stafin akademik, dekanat e fakulteteve, të cilët nuk hezituan dhe nuk u zmbrapsën para sfidave të cilat impononte kalimi nga mësimi klasik në mësimin onlajn dhe nuk humbën pothuajse asnjë orë mësimi. Ai po ashtu ka falënderuar edhe administratën e UKZ e cila qëndroi gjithë kohën pranë studentëve dhe stafit akademik në këtë proces të rëndësishëm.

Ndryshe shifrat e paraqitura më lart dëshmojnë interesim dhe pjesëmarrje të jashtëzakonshme të stafit dhe studentëve në mësim virtual.

Universiteti ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan bënë thirrje që të respektohen me përpikëri vendimet mbrojtëse nga pandemia COVID-19, të marra nga organet zyrtare, duke pasur kujdes të shtuar drejt mbrojtjes së shëndetit të vetvetes, familjes dhe shoqërisë.

Të bashkelidhur  gjeni Raportin Statistikor të mësimit online, të përgaditur nga Zyra e IT-së së Universitetit.

Tags: aktuale COVID 19 Google Classroom Google Meet Moodle SMU Universiteti “Kadri Zeka”
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Promo

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022
Gjilan

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të

26 Maj, 2022
Nacionale

OAK – Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

25 Maj, 2022
Policia

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të projekteve në vlerë prej 2.4 milionë euro

26 Maj, 2022

Major Ilir Beqiri dhe Major Dedë Hiseni diplomuan me rezultate të shkëlqyera në Command and General Staff School (CGSS) në SHBA

25 Maj, 2022

Vitia nënshkruan marrëveshje me “Kuwait Society for Relief” për ndërtimin e Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Gushicë

25 Maj, 2022

Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

25 Maj, 2022

Antidroga e Policisë së Kosovës arreston një të dyshuar, i gjen heroinë në automjet

25 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com