DYLON

UKZ merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar Akademik për rolin e ndërkombëtarizimit të universiteteve

UKZ merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar Akademik për rolin e ndërkombëtarizimit të universiteteve
Avatar photo Redaksia

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Dukagjin Leka, së bashku me Dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale,Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, morën pjesë në Forumin Ndërkombëtar Akademik, ku u diskutua gjerësisht roli dhe ndikimi i ndërkombëtarizimit të universiteteve në kontekstin global.

Në panelin ku morën pjesë ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë, Prof. Dr. Dukagjin Leka foli për rëndësinë e ndërkombëtarizimit në fuqizimin e institucioneve të arsimit të lartë përmes thithjes së projekteve të reja, rritjes së numrit të mobiliteteve, si dhe zgjerimit të bashkëpunimeve me partnerë ndërkombëtarë.

EkoHigjiena

Gjatë diskutimit u theksua se ndërkombëtarizimi ndikon drejtpërdrejt edhe në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies, hulumtimit shkencor dhe inovacionit, si dhe në rritjen e kapaciteteve të stafit akademik dhe administrativ. Po ashtu u trajtuan edhe sfidat, si mungesa e kompetencave në gjuhën angleze, kapacitetet e kufizuara financiare dhe infrastrukturore, apo sfida të absorbimit të zhvillimeve të shpejta në arsim.

Një nga shembujt e suksesshëm të prezantuar nga Prorektori Leka në forum, ishte projekti SHER, i cili mbështet krijimin e programeve të përbashkëta dhe me diplomë të dyfishtë. Prorektori Prof. Dr. Dukagjin Leka tha se UKZ aktualisht po punon në këtë drejtim me partnerin e tij, Universitetin e Romës “La Sapienza”, duke dëshmuar se bashkëpunimet ndërkombëtare sjellin transformim dhe praktika të avancuara në universitet.

Në fund të forumit, pjesëmarrësit ndanë rekomandime dhe rezultate të rëndësishme, ku UKZ ishte pjesë aktive e diskutimit dhe prezantimit të përvojave dhe zhvillimeve të veta. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.