UKZ mbajti provimin pranues plotësues për studimet Bachelor në Fakultetin Juridik
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka mbajtur provimin pranues plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve Bachelor në Fakultetin Juridik, për vitin akademik 2026–2027.
Procesi i provimit pranues u zhvillua në kushte të rregullta dhe sipas procedurave të parapara nga Universiteti.
Dekanja e Fakultetit Juridik, Fatmire Krasniqi, e cila e përcolli nga afër mbarëvajtjen e procesit, u shpreh se gjithçka ka kaluar mirë dhe u uroi suksese të gjithë kandidatëve në këtë fazë të rëndësishme të rrugëtimit të tyre akademik.
Rezultatet preliminare të provimit pranues do të publikohen deri më 28 shtator 2026 në ueb-faqen zyrtare të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. /2LONLINE/
