DYLON

UKZ ka mbajtur provimin pranues plotësues për studimet Master për vitin akademik 2025-2026

UKZ ka mbajtur provimin pranues plotësues për studimet Master për vitin akademik 2025-2026
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbajtur provimin pranues për pranimin e studentëve të rinj për afatin plotësues, në vitin e parë të studimeve Master për vitin akademik 2025-2026

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, deri më 15.10.2025 në ueb-faqen e universitetit.

EkoHigjiena

Kandidatët të cilët sipas rezultatit preleminar renditen si kandidatë të papranuar, mund t’ i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare. Ankesat bëhen më së voni deri më datë 17.10.2025, deri ne ora 16:00.

Shqyrtimi i ankesave bëhet më 20.10.2025 në orën 10.00 nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave nga fakulteti përkatës.

Më datë 21.10.2025 publikohen rezultatet përfundimtare.

Për informata më të hollësishme, kandidatët mund t’ u drejtohen shërbimit të studentëve ose të vizitojnë faqen e internetit: www.uni-gjilan.net. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.