DYLON

UKZ ka marr pjesë në Kick-off Meeting të projektit EMPHASIS

UKZ ka marr pjesë në Kick-off Meeting të projektit EMPHASIS
Avatar photo Redaksia

Nga data 6-8 shkurt 2025, në ambientet e Universitetit të Maqedonisë Perëndimore në Kozani, Greqi, u mbajt takimi hapës (Kick-off Meeting) i projektit EMPHASIS, i cili ka për qëllim modernizimin e universiteteve partnere në fushën e inovacionit dhe transformimit digjital, qëndrueshmërisë, gjithë përfshirjes, bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe politikave për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike.

Në këtë ngjarje, Universiteti Publik “Kadri Zeka” u përfaqësua nga Prof. Dr. Dukagjin Leka, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, u.d. Arjetë Rexhepi, Udhëheqëse e Zyrës për Hulumtime Shkencore dhe menaxhere e projektit EMPHASIS, si dhe u.d. Egzona Rexhepi, Udhëheqëse e Zyrës së Projekteve në UKZ.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, u prezantuan objektivat dhe pritshmëritë e projektit EMPHASIS, duke u fokusuar në përmirësimin e kapaciteteve të universiteteve pjesëmarrëse dhe krijimin e modeleve të reja të zhvillimit akademik dhe teknologjik.

UKZ e ka nisur vitin 2025 me një angazhim të fuqishëm në arenën ndërkombëtare, duke qenë pjesë e katër projekteve të reja Erasmus+ CBHE: DELTA, EduFair, EMPHASIS dhe Aurea. Këto projekte u prezantuan në takim, duke dëshmuar përkushtimin dhe suksesin e universitetit në bashkëpunimet ndërkombëtare dhe zhvillimin e arsimit të lartë.

Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt inovacionit dhe modernizimit të universiteteve, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit në nivel ndërkombëtar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.