DYLON

UKZ ka filluar përgatitjet për organizimin e Konferencës vjetore

UKZ ka filluar përgatitjet për organizimin e Konferencës vjetore
Avatar photo Redaksia

Më 30.11.2021, u mbajt takimi i parë iniciues për organizimin e Konferencës vjetore në Universitetin Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan.

Të pranishmit në takim ishin, Prorektori për mësim, kërkime shkencore dhe çështje të studentëve prof. asoc. dr. Xhevdet Thaqi, Dekani i Fakultetit të Edukimit prof. asoc. dr. Merxhan Avdyli, Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike prof. asoc. dr. Artan Dërmaku, Dekanja e Fakultetit të Shkencave Aplikative prof. ass. dr. Shpresa Qamili,  dhe Drejtores së ZZHAC Fitore Malaj, të cilët diskutuan për rëndësinë dhe nevojën e organizimit të Konferencave vjetore në të cilat do të shpalosen rezultate e punës shkencore të stafit akademik, studentëve dhe komuniteteve të ngjashme nga universitetet me të cilat UKZ ka bashkëpunim në forma të ndryshme.

EkoHigjiena

Në këtë takim, pjesëmarrësit u dokorduan që UKZ të organizojë Konferencë në fund të muajit maj të çdo viti akademik, kurse gjatë vitit Akademik 2021/2022 të organizohet Konferenca, UKZ-Conference 2022 me temën: “New Insights in digitalization, mathematics and education”.

Conferenca 2022, do të zhvilloj punimet në tri sesione:

Sesioni 1: Digiday conference

Sesioni 2: Mathday Conference, dhe

Sesioni 3: Eduday Conference

Po ashtu, gjatë këtij takimi, të pranishmit diskutuan dhe u dakorduan që Këshilli dhe Dekanët e Fakulteteve të fillojnë me përgatitjet teknike dhe organizative të Konferencës, si në formimin e Komiteteve Shkencore dhe Organizative të Konferencës, përgatitjen e Webfaqes së Konferencës dhe aktivitetet tjera të nevojshme për organizim të suksesshëm të punimeve të Konferencës!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.