DYLON

UKZ edhe këtë vit bashkorganizator i manifestimit kulturor “Takimet e Dom Mikelit”

UKZ edhe këtë vit bashkorganizator i manifestimit kulturor “Takimet e Dom Mikelit”
Avatar photo Redaksia

Këtë të shtunë, më 23 shtator 2023, në Stubëll të Epërm, komuna e Vitisë, do të mbahet manifestimi kulturor dhe shkencor i parvjetshëm “Takimet e Dom Mikelit”.

Edhe këtë vit bashkorganizator i manifestimit është Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

EkoHigjiena

“Takimet e Dom Mikelit” do të nisin në orën 10:00, me tribunën shkencore me temën “Ernest Koliqi në 120 vjetorin e lindjes”.

“Takimet e Dom Mikelit”  mbahen për çdo vjet në të shtunën e fundit të shtatorit, e që fillimin e tyre e kanë në vitin 1990, për të nderuar dhe përkujtuar figurën e madhe Dom Mikel Tarabulluzin, themeluesin e Shkollës së parë Shqipe në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.