DYLON

UKZ drejt marrëveshjes së re bashkëpunimi me Universitetin e Arteve në Tiranë

UKZ drejt marrëveshjes së re bashkëpunimi me Universitetin e Arteve në Tiranë
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, si dhe anëtarja e Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica, u pritën në takim nga Rektori i Universitetit të Arteve në Tiranë, Prof. Dr. Erald Bakalli.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e shumta të bashkëpunimit mes dy institucioneve, përmes projekteve të përbashkëta Erasmus+, organizimit të mobiliteteve të studentëve dhe stafit akademik, si dhe zhvillimit të aktiviteteve dhe ngjarjeve akademike me interes të përbashkët.

EkoHigjiena

Një pikë e veçantë e diskutimit ishte edhe mundësia e krijimit të programeve të përbashkëta studimi, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me universitete nga Italia, në veçanti nga rajoni i Kalabrisë.

Palët u pajtuan që së shpejti ky bashkëpunim të formalizohet me nënshkrimin e një marrëveshjeje, ku do të përcaktohen edhe pikat kryesore të tij. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.