DYLON

UKZ drejt bashkëpunimit me investitorin holandez për zhvillimin e sektorit të IT-së në Gjilan

UKZ drejt bashkëpunimit me investitorin holandez për zhvillimin e sektorit të IT-së në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Porf. Asoc. Dr. Artna Dërmaku, ka pritur në takim investitorin dhe sipërmarrësin holandez Lennart Koetsier, përfaqësues i kompanisë Multiply, e cila vepron në fushën e teknologjisë së informacionit dhe marketingut digjital.

Në kë këtë takim, z. Koetsier dhe Rektori Dermaku, kanë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit mes universitetit dhe kompanisë Multiply.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, u theksua interesimi i investitorit holandez për të hapur një zyrë të IT-së në qytetin e Gjilanit, që do të bashkëpunojë ngushtë me Universitetin Publik “Kadri Zeka” për zhvillimin e projekteve të përbashkëta, trajnime profesionale dhe mundësi punësimi për studentët.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka mirëpritur këtë iniciativë, duke theksuar se hapja e një zyre të tillë do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për studentët e universitetit që të përfshihen në projekte inovative dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike në përputhje me kërkesat e tregut ndërkombëtar.

Investitorin dhe sipërmarrësin holandez Lennart Koetsier, përfaqësues i kompanisë Multiply, po ashtu ka mbajtur një ligjëratë për studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, ku ka ndarë përvojat e tij profesionale dhe ka prezantuar mundësitë që ofron kompania Multiply në tregun ndërkombëtar të IT-së. Ai ka theksuar se kompania është e interesuar të angazhojë studentë të talentuar nga UKZ, duke u mundësuar atyre përfshirje në projekte reale dhe përvojë praktike në fushën e teknologjisë.

Kjo nismë shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjes mes arsimit të lartë dhe sektorit privat, duke e pozicionuar Universitetin Publik “Kadri Zeka” si një partner të rëndësishëm në zhvillimin teknologjik dhe ekonomik të rajonit të Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.