UKZ do të nderojë Bernd Ulrich Nestle me titullin “Doctor Honoris Causa”
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë z. Bernd Ulrich Nestle, me titullin e lartë akademik “Doctor Honoris Causa”.
“Ky vlerësim i jepet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e sistemit shëndetësor dhe në mbështetjen e pacientëve në Republikën e Kosovës, si dhe për përkushtimin ndaj zhvillimit arsimor dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”, thuhet në njoftimi ne UKZ-së.
Ceremonia solemne do të mbahet më 7 prill 2026, në ora 11:00, në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në amfiteatrin A34. /2LONLINE/
