DYLON

UKZ do të jetë pjesë edhe e dy projekte të reja të Ersamus+

UKZ do të jetë pjesë edhe e dy projekte të reja të Ersamus+
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të jetë pjesë edhe i dy projekteve të reja të  fituar ICM me Universitetin e Anadolus dhe ICM me Universitetin e Kastamonu në Turqi

Sipas Prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Dukagjin Leka, Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të jetë pjesë e projektit KA171 ICM, Erasmus +, në partneritet me Universitetin e Anadolu University dhe ICM me Universitetin e Kastamonu në Turqi.

EkoHigjiena

Programi Erasmus + KA171 ose shkëmbimi afatshkurtër dhe afatgjatë i stafit dhe studentëve është një program i mobilitetit plotësisht i financuar nga Komisioni Evropian, që mundëson shkëmbimin e studentëve, stafit mësimdhënës dhe jo-mësimdhënës midis Universitetit të Anadolu University respektivisht Universitetin e Kastamonu në Turqi dhe UKZ-së.

ICM Erasmus + mundëson shkëmbimin e stafit nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan për studim dhe trajnim / veprimtari nga të gjitha njësitë akademike dhe administrative të UKZ-së.

Në kuadër të këtyre projekteve gjithashtu do të hapet thirrja për aplikim në shkëmbim të stafit te UKZ-së në Universitetin “Anadolu University”, në Turqi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.