DYLON

UKZ dhe Veliko Tarnovo University diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit

UKZ dhe Veliko Tarnovo University diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit
Avatar photo Redaksia

Gjatë vizitës zyrtare në Bullgari, delegacioni i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, ka realizuar takime me autoritete akademike në Veliko Tarnovo University.

Delegacion i përbërë nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, dhe Prodekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Ass. Dr. Lulzim Rashiti,  u pritën në takim nga Prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Veliko Tarnovo University, Prof. Asoc. Dr. Anna Ivanova.

EkoHigjiena

Palët gjatë takimit diskutuan mundësitë për formalizimin e bashkëpunimit mes dy universiteteve, me theks në realizimin e projekteve të përbashkëta, në kuadër të programit Erasmus+ dhe mundësive të tjera për financim ndërkombëtar. U shqyrtuan gjithashtu mundësitë për zhvillimin e programeve të përbashkëta studimi, mentorimin e përbashkët të doktoraturave (“joint mentorship”), si dhe zgjerimin e mobilitetit për staf dhe studentë.

Ky angazhim thekson përkushtimin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” për krijimin e partneriteteve të qëndrueshme ndërkombëtare dhe për të ofruar mundësi të reja për zhvillimin akademik dhe shkencor.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.