UKZ dhe Universiteti Yozgat Bozok nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të programit Erasmus+ ICM
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan vazhdon të zgjerojë rrjetin e bashkëpunimit ndërkombëtar përmes nënshkrimit të një Marrëveshjeje Ndërinstitucionale (Inter-Institutional Agreement – ICM) në kuadër të programit Erasmus+, duke krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik e administrativ, si dhe duke forcuar procesin e ndërkombëtarizimit të universitetit.
Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Rektori i Universitetit Yozgat Bozok, Prof. Dr. Evren Yaşar.
Përmes kësaj marrëveshjeje synohet të fuqizohet bashkëpunimi ndërkombëtar, ku Universiteti Publik “Kadri Zeka” vazhdon angazhimin për ndërkombëtarizimin për krijimin e mundësive të reja për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve dhe stafit në përgjithësi. /2LONLINE/
