DYLON

UKZ dhe Universiteti Jana Długosza w Częstochowie nënshkruajnë dy marrëveshje bashkëpunimi

UKZ dhe Universiteti Jana Długosza w Częstochowie nënshkruajnë dy marrëveshje bashkëpunimi
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me Universitetin Jana Długosza w Częstochowie të Polonisë. Marrëveshjet u nënshkruan nga Prof. Dr hab. Janusz Kapuśniak rektor i Universitetit Jana Długosza w Częstochowie si dhe Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku i cili së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Poloni.

Njëra nga marrëveshjet përfshin bashkëpunimin e përgjithshëm mes dy universiteteve, ndërsa tjetra mbulon programin e mobilitetit Erasmus+ KA171.

EkoHigjiena

Gjatë qëndrimit në Universitetin Jana Długosza w Częstochowie, u diskutua për mundësitë e shumta për bashkëpunim akademik dhe shkencor, me theks të veçantë në krijimin e programeve të përbashkëta të doktoratës dhe diplomave të dyfishta. Gjithashtu, u ra dakord për mundësinë që stafi i UKZ-së të ligjërojë deri në 60 orë në Universitetin Jana Długosza. Të dyja palët diskutuan për organizimin e shkollave verore, konferencave të përbashkëta, dhe për projekte të tjera akademike, si dhe për mobilitetin e stafit dhe studentëve.

Një delegacion nga Universiteti polak pritet së shpejti të vizitojë UKZ-në, për të detajuar më tej hapat e bashkëpunimit.

Marrëveshje mes Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Universitetit Jana Długosza w Częstochowie, paraqet një hap të rëndësishëm për zhvillimin akademik të UKZ-së dhe ofron mundësi të reja për stafin dhe studentët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.