DYLON

UKZ dhe PH Zug nënshkruajnë aneks marrëveshje (Road Map)

UKZ dhe PH Zug nënshkruajnë aneks marrëveshje (Road Map)
Avatar photo Redaksia

UKZ dhe PH Zug kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit të tyre. Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Prof. Dr. Esther Kamm Rektore e universitetit PH Zug kanë nënshkruar një aneks marrëveshje (Road Map).

Ky bashkëpunim do të krijojë edhe më shumë mundësi për shkëmbimin e njohurive dhe përparimeve shkencore midis dy institucioneve. Bazuar në marrëveshje, studentët dhe stafi nga të dy universitetet, por edhe mësimdhënës e nxënës të shkollave fillore të Komunës së Gjilanit, do të kenë mundësinë e mobilitetit  dhe të ndajnë njohuri të reja në fusha të ndryshme arsimore -edukative.

EkoHigjiena

Në këtë kontekst, pritet që bashkëpunimi i tyre të çojë në organizimin e projekteve të përbashkëta, punë kërkimore e shkencore dhe shkëmbimin për periudha të caktuara.

Kjo marrëveshje frymëzon dhe nxit të gjithë studentët, stafin e universitetit, mësimdhënësit dhe nxënësit e Shkollave Fillore, që kjo lidhje e re të sjellë shumë avantazhe për të gjithë pjesëmarrësit dhe të kontribuojë në zhvillimin e një mjedisi të pasur shkencor dhe akademik. /2LONLINE/