DYLON

UKZ dhe IBC-M nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

UKZ dhe IBC-M nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
Avatar photo Redaksia

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan (UKZ) dhe International Business College Mitrovica (IBC-M) kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi.

y drejtuesit e Institucioneve, Rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe Drejtor PhD. Mihone Kerolli-Mustafa, janë zotuar që të bashkëpunojnë për zhvillim në fushën e arsimit në Republikën e Kosovës, kërkimit akademik, aktiviteteve studentore, dhe programeve relevante për komunitetin.

Objektiva kryesore e këtij Memorandum Mirëkuptimi është nxitja e bashkëpunimit dhe bashkërendimit mes partnerëve në aktivitetet që mbështesin jetën akademike dhe komunitetin në Kosovë, përfshirë: shkëmbimin akademik, ligjëratat ftuese nga profesorët vizitues; ofrimin e vlerësimeve të jashtme për aktivitetet e përzgjedhura akademike/profesionale në IBC-M; bashkëpunimin në zhvillimin e përbashkët të projekteve mes ligjëruesve dhe menaxhmentit të institucioneve partnere; bashkëpunimin në projekte ndërkombëtare si Erasmus+, Horizon 2020, IPA, HERAS, etj.; shkëmbimin e informacioneve shkencore dhe teknike; zhvillimin e përbashkët të aktiviteteve profesionale përfshirë kërkimin, trajnimet, punëtoritë, seminaret dhe konferencat; bashkëpunimin në zhvillimin e programeve të reja dhe trajnimit që i shërbejnë komunitetit; realizimin e programeve të përbashkëta hulumtuese nga studentët si dhe shkëmbimi në fushë e aktiviteteve sportive dhe grupeve kulturore.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.