DYLON

UKZ dhe Delegacioni i PH Zug kanë mbajtur tryezë të përbashkët

UKZ dhe Delegacioni i PH Zug kanë mbajtur tryezë të përbashkët
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, respektivisht Fakulteti i Edukimit dhe delegacioni i PH Zug i cili po qëndron në vizitë zyrtare në UKZ, kanë mbajtur tryezë të rrumbullakët, në të cilën janë diskutuar e trajtuar tema të ndryshme nga aspekti mësimor-akademik.

Profesori i matematikës Xhevdet Thaqi, njëherësh Prorektor për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, është paraqitur me temën “Edukimi matematik dhe përgatitja e mësimdhënësve”, Profesoresha Arbona Xhemajli ka prezantuar temën rreth praktikës pedagogjike, Fitore Malaj – Avdyli Drejtoreshë e zyrës për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi, ka prezantuar punën rreth sigurimit të Cilësisë, profesoresha Nevrije Ismaili dhe profesori Flamur Maloku kanë prezantuar temën për metodologjinë e mësimdhënies së letërsisë, profesoresha Voglushe Kurteshi ka paraqitur temën rreth zhvillimit të kompetencave të mësimdhënies.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj tryeze u diskutua rreth shkëmbimit të përvojave për aspektet pedagogjike të mësimdhënies në Fakultetin e Edukimit të UKZ-së dhe PH Zug. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.