/2L ONLINE/ – Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje prirë nga Albin Kurti, koordinatorja e Qendrës në Rahovec Albana Fetoshi dhe aktivistët e Qendrës, bën vizitë në shtëpinë-muze “Ukshin Hoti” në përvjetorin e ditës së zhdukjes së tij.
Albin Kurti mbajti një fjalë rasti ku ndër të tjerash th se prfoesor Ukshin Hoti është i pagjetur fizikisht mirëpo intelektualisht e shpirtërisht atë e gjejmë në librat dhe shkrimet e tij.
“Më i pagjetur se Baca Ukë është bërë vetë shteti i Kosovës i cili në njërën anë po sulmohet nga ‘Zajednica’ e komunave me shumicë serbe e në anën tjetër prej Gjykatës Speciale kundër UÇK-së. Ukshin Hoti i mungon shumë politikës në Kosovë e cila në krye të institucioneve ka njerëz që fare nuk e kanë lexuar atë, që e kanë lexuar por nuk e kanë kuptuar, aso që e kanë lexuar, kuptuar por nuk e kanë mësuar, apo të atillë që e kanë lexuar, kuptuar e mësuar por ja që nuk e kanë praktikuar. Kalimi i kohës na bën më të moshuar e na vjetron por veprat dhe porositë e Prof. Ukshin Hotit vetëm sa janë rinuar duke qenë përherë e më aktuale”, ka thënë Kurti. /2L ONLINE/