DYLON

Uji me pesë lloje të ndryshme të vitamines B

Avatar photo Redaksia

Për ta shmangur sheqerin e panevojshëm artificial gjatë blerjes së ujërave vitaminoze, tregoni pak durim dhe bëjeni vetë recetën tuaj e cila do të jetë shumë më e shëndetshme dhe më efektive. Ky ujë vitaminoz ka fokus vitaminën B, apo pesë lloje të ndryshme të kësaj vitamine, e cila na ndihmon t’i mbajmë të shëndetshme funksionet vitale të organizmit tonë.

Vitamina B1 ndihmon në transportimin e energjisë nga karbohidratet, është e lidhur me prodhimin e ADN-së dhe ARN-së si dhe sistemit nervor.

EkoHigjiena

B2 ka një rol shumë të rëndësishëm në rritjen dhe prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, si dhe lirimin e energjisë nga karbohidratet.

B3 mban një punë të mirë të traktit të tretjes së ushqimit dhe përmirëson shëndetin e lëkurës.

B6 prodhon antitrupa që forcojnë sistemin tuaj imunitar. Gjithashtu ndihmon në shpërbërjen e proteinave në organizëm. Sa më shumë proteina që hani, aq më shumë ju nevojitet vitamina B6.

B5 ndihmon punën e traktit digjestiv dhe ndihmon organizmin t’i shfrytëzojë më mirë vitaminat e tjera, sidomos vitaminën B2. Ashtu si vitaminat tjera, ushqimin e konverton në energji dhe luan një rol shumë të rëndësishëm në funksionimin e mirë të metabolizmit.

Ju nevojiten:

– Një degëz e rozmarinës (B1)
– Një limon i prerë në feta (B2)
– Një pjeshkë (B3)
– Copëza të shalqirit ose ananasit (B6)
– Një grusht mjedra (B5)

Të gjitha frutat i preni në copa përafërsisht të barabarta, vendosni në ibrik ose tenxhere më të madhe, hidhni ujë dhe lërini të qëndrojnë në frigorifer 12-24 orë. Ujin mund ta shtoni në fruta në 5 ditët e ardhshme, dhe pastaj bëni një tjetër porcion me fruta të freskëta.

Mënyra më e mirë për të futur në organizëm vitaminat e dëshiruara është nëpërmjet një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Ushqimi i pashëndetshëm dhe suplementet vitaminoze nuk janë kurrsesi një opsion.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.