DYLON

Uji i puseve, të prekura nga vërshimet, i papijshëm!

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Autoritetet komunale të Vitisë kanë ftuar qytetarët e Komunës së Vitisë veçanërisht banorët e fshatit Budrikë, Radivojcë dhe qytetit të Vitisë, që pas vërshimet që janë shkaktuar ditëve të fundit, uji i puseve të cilat janë prekur nga këto vërshimet është i papijshëm.

EkoHigjiena

“Prandaj ju lusim që të mos përdorni ujin e puseve të cilat ka depërtuar uji nga vërshimet deri sa të bëhet dezinfikimi i tyre. Komuna e Vitisë në bashkëpunim me Kompaninë Hidromorava do të furnizoj qytetarët e zonave të prekura nga vërshimet me ujë të pijshëm”, thuhet në thirrjen publike të institucioneve komunale drejtuar qytetarëve, puset e të cilëve janë prekur nga vërshimet. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.