DYLON

Uji i kokosit – lëng ideal për elektrolite pas treningut të lodhshëm

Avatar photo Redaksia

Në shumicën e rasteve, mënyra më e mirë për kthimin e lëngjeve dhe elektroliteve në trupin tuaj pas ushtrimeve është e thjeshtë: përmes ujit dhe shqimit, veçanërisht pemëve.

Në rastet e lodhjes së rëndë ose sëmundjeve, është i nevojshëm furnizim i shpejtë me elektrolite. Për ata që nuk kanë qejf të konsumojnë pijet sportive me të gjitha ngjyrat, shijet, ëmbëltuesit dhe konzervanset e shtuara, natyra ka siguruar pije të përkryer hidratuese: ujin e kokosit.

EkoHigjiena

Uji i kokosit gjendet brenda zgavrës së kokosit të ri dhe të papjekur (ndryshe nga qumështi i kokosit i cili vjen nga pema e pjekur). Bilanci i elektroliteve në ujin e kokosit është gati i njëjtë si ai në gjakun e njeriut – në fakt aq i ngjashëm saqë uji i kokosit është materia e vetme natyrale e cila në mënyrë të sigurt mund të injektohet në qarkullimin e gjakut të njeriut.

Popujt e lashtë e kanë ditur këtë gjë, dhe ndonjëherë e kanë përdorur si lëng intravenoz.

Shumicën e kohës nuk është nevoja të shkohet në ekstreme të tilla: vetëm me pirje fitohen 15 për qind më shumë kalium se sa në pijen e zakonshme sportive, së bashku me antioksidantët e fuqishëm. Për dallim nga pijet e ëmbla sportive ose qumështi i kokosit, uji i kokosit ka më pak kalori dhe nuk ka aspak yndyra.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.